Ne punen e perditeshme te
mjekut te familjes paraqiten raste nga me te ndryshmet e me interesantet
te cilet ndodh te zgjidhen ne kuadrin e veprimit te mjekut prakticien.
Njerin prej ketyre rasteve po ua pershkruaj me posht. B. K. paciente e
panjohur per mua, vjen per here te pare te vizitohet me rekomandimin e
nje pacientes sime te vjeter dhe paraqitet ne ambulance ne date
04.04.2005.
Qe ne veshtrimin e pare mu krijua pershtypja e nje rasti te vecante dhe
e nje gjendjeje jo te mire te pacientes. Pacienteja duket teper e lodhur
e pa fuqishme sa mezi mbahet ne kembe, me facies te zbehte ne te bardhe
si alabaster me reflekse ne jeshile, me buze e mukozat e tjera te zbehta.
Filloj te mare anamnezen. Nje vajze e zones rurale te prapambetur, e
moshes 22 vjec, e rritur ne kushte te veshtira ekonomike, qe ushqehej jo
mire me nje ushqim te varfer ne proteina me shume karbohidrate.
Pacienteja vuante nga nje kostipacion i vazhdueshem, me crregullime
menstruale (cikli i crregullt e ndonjehere mungonte fare) me crregullime
digjestive, me pakesim deri ne mungese oreksi dhe ndonjehere nauze e te
vjella.
Fytyra dhe i gjithe qendrimi i saj shfaqnin nje melankoli te theksuar e
mungese humori. Gjate ekzaminimit vura re puls te shpejte 88-90,
tensioni arterial ne shifrat 80/50 mmhg dhe ne auskultacion e zemres
degjohet zhurme sistolike. Ne pulmone ka nje respiracion te paster
vezikular. Hepari dhe lieni nuk jane te zmadhuara. Ekstremitetet e lira
pa edema. Analizat e gjakut te cilat u kryen menjehere ne polikliniken
ku une punoj. Nga anamneza dhe analizat vendosa diagnozen Anemi
Hipokrome Juvenile. Analizat jane si me poshte:
eritrocite 2.800.000 dhe ne mikroskop eritrociti duket i zbehte pa
ngjyre,
hemoglobina 5.5 gram,
sedimenti 8
leukocitet 2800
Ne formulen e gjakut ka hipokromi te shprehur makrocite e mikrocite
Hematokriti eshte ne shifren 25%.
Duke pare anamnezen dhe gjendjen e vajzes mendova se perbente nje rast
per ta drejtuar ne spital per ekzaminime me te kualifikuara. Mjekimi ne
kushtet e shtepise mu duk i pamundur. Pacienteja nuk pranonte te
shtrohej ne spital per shkak te mentalitetit te prapambetur fshataresk,
me gjithe kembenguljen e keshillat e mia.
Ne rrethanat e krijuara, pas konsultimit me mjeken laborante, per ta
ndjekur pacienten me ane te analizave te shpeshta kontrolli menjehere
vendosa mjekimin. Gjithnje duke e pasur ne kontroll te laboratorit
analizat e gjakut dhe po te mos kisha rezultate rastin ta hospitalizoja.
Fillova terapine me:
retafer 100mg here 3 ne dite,
acid folik 5mg here 3 ne dite,
anabofarma 5mg here 3 ne dite,
vitamin C 500 mg here3 ne dite,
calcium sandoz 500 mg here 1 ne dite.
Vec terapise se mesiperme ju rekomandua nje diete e pasur ne proteina
dhe fruta te ndryshme. Cdo dite shkoja ne shtepine e vajzes per te pare
gjendjen e te semures. Vija re qe pacienteja filloj te ndryshoje per
mire. Me deshire filloj te ushqehet, mjekimin e merrte rregullisht. Pas
dites se trete ka nje rritje te lehte te kuadrit e gjakut e cila filloj
te duket ne pamjen e saj. Pas javes se pare te terapise vec ndyshimit te
gjendjes se vajzes vihen re edhe ndryshime ne kuadrin e gjakut. Ja si
paraqitet ai:
eritrocitet 3.720.000,
hemoglobina 6.8 mg,
leukocitel 3.300.
Permiresimi vihej re edhe ne rritjen e humorit kishte deshire te
shetiste, hante me deshire nuk kishte me ndjenjen e nauzese. Pas 15
ditesh vajza vinte vete per vizite cdo jave ku kryente analizat dhe cdo
here largohej e gezuar se ndihej me mire. Pas muajit te pare te mjekimit
analizat e gjakut treguan nje kuader normal gje qe me cuditi mua si
mjeke por edhe me dhuroi nje kenaqesi te vecante. Analizat e fundit jane
si meposhte:
eritrociti 4.150.000,
hemoglobina 11.5 gr
leukocite 4.800.
Nuk vihen re me ne formule makro e mikrocite. Cikli menstrual u
normalizua gjithashtu edhe kostipacioni. Pas kesaj pacienteja nuk erdhi
per nje kohe te gjate ne poliklinike vecse pas nje viti. U befasova kur
pashe para vetes nje vajze te shendeteshme bile kishte shtuar me shume
se c’duhej ne peshe te gjalle dinamike qe me veshtronte e qeshte e
gezuar. Tani ajo nuk ishte me pacientja ime e dikurshme. Por kishte
ardhur te me frekuentonte se bashku me nenen e saj per sherbimin qe i
kisha bere.